Diplomatja amerikane Power do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë për dialogun

Diplomatja amerikane Power do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë për dialogun

17:52, 08/05/2023

Shefja e lartë e zhvillimit ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara, Samantha Power, gjatë javës pritet të vijë në Kosovë, e pastaj të udhëtojë drejt Serbisë, për të takuar udhëheqësit e të dyja vendeve.

Qëllimi i vizitës është që t’i inkurajojë dy liderët të qëndrojnë në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve dhe të vazhdojnë të ecin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Power do të nënvizojë mbështetjen e USAID-it për rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian përmes partneritetit për të nxitur rritjen ekonomike dhe zhvillimin demokratik.

Power do të jetë zyrtarja e parë i lartë i qeverisë amerikane që do të udhëtojë në rajon që kur Bashkimi Evropian ndërmjetësoi një takim midis krerëve të dy qeverive javën e kaluar në Bruksel, duke i inkurajuar ata që të kthehen në dialog paqësor.

Qëndrime të kundërta për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por pajtueshmëri për Deklaratën e të Zhdukurve nga koha e luftës, pati me 2 maj në Bruksel.

Ky ishte epilogu i rundit të fundit të bisedimeve midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që u zhvillua të martën në Bruksel.

Ndërmjetësuesit evropianë të bisedimeve kërkuan nga palët qasje më konstruktive, derisa shprehën frikë për përshkallëzimin e mundshëm të situatës në veri të Kosovës.

Përpara kësaj here, Kurti dhe Vuçiq janë takuar në Ohër, më 19 mars, kur edhe janë pajtuar gojarisht për zbatimin e një marrëveshjeje të re që duhet të çojë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kjo marrëveshje, e njohur më herët si propozimi evropian, kërkon nga të dyja palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për Asociacionin.

Ajo nuk parasheh njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, por kërkon prej tyre që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

Deri më tash, pikë e përmbushur e marrëveshjes është vetëm themelimi i Komitetit të Përbashkët Monitorues që do të mbikëqyrë zbatimin e saj, raporton AP.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Selman DERVISHI-Mani USA 09/05/2023 00:22

DIPLOMATJA AMERIKANE POWER KETË JAVË DO VIZITOJË KOSOVËN E SERBINË PËR DIALOG. POWER DO TË NENVIZOJË MBËSHTETJEN E USAD PËR RRUGËN E SERBISË NË BASHKIMIN EUROPIAN PËRMES PARTNERITETIT PËR TË NXITUR RRITJEN EKONO- MIKE DHE ZHVILLIMIN DEMOKRATIK! ATHUA VALLË, KU MBETI DHE KU TRETI PARTN- ERITETI STRATETGJIK KOSOVE-USA PËR LIRI, PAVARËSI, DEMOKRACI TË KOSOVES QË PAS 25 VITE ENDE NUK KEMI KURFARË LIRIE, PAVARËSIE, DEMOKRACIE TË PLOTË NË MBARË TERITORIN E SHTETIT TË KOSOVËS; DHE O, NËN TENSIONE, KONCESIONE ME PLANE OR KLANE NGA RUSO SERBO JUGOSLLAVE DUKE IRONIZUAR O, INJORUAR E DUKE MOS I ZBATUAR AS PLOTËSUAR ASNJË MBI 30 MARRËVESHJE-VARRERESHJE NË DIALOG-GRIA BLLOK PËRHERË RUSO SERBIA AH PUSO VERBËRIA ME KUSHTE MBI KUSHTE, EDHE ME ASOCIACIONE KOMUNA FRANKO FRAKCIONE HORRBUNA PAKICES GJËJA SI SHUMICES VETËM 3% KOLONOSTË-HORORPISTË BANDA KRIMINELË LUFTË TRANDA KRIMI NGELË FUTË, ME DHUNË E PËRDHUNË KËRKOJNË BASHKA ME STATUT KISHAT TONA ORTODOKSE, QË ME DHUNË PËRDHUNË KËRKOJNË, TENTOJNË PRAPË TEPRAPË SHTETIN TË MJERË TË KOSOVËS, SI TË SHKRETIN TË NDJERË HORPROVES QË TA ZHBEJNË DHE TA KTHEJNË NËN THUNDËR SI T'BISHES SË TERBUAR KANIBALE PËR TA ASGJASUAR, SHPARTALLUAR, SE PAK U DUKËN MBI 80% POR KËRKOJNË DHE TENTOJNË 100% TERË KOSOVËN ME TROJET MBI 95% MBARË SHQIPTARIE?! O ATHUA KU MBETI DHE TRETI LIRIA, PAVARËSIA, DEMOKRACIA, NJOHJA NDËSJELLTË KOSOVË SERBI DHE PRANIMI NË BASHKIMIN EUROPIAN DHE NË KOMBET E BASHKARA O, MOS KOSOVËN DUKE E FALUR, PA U NDALUR SI VIKTIMË AH SI JETIMË PËR DHURATË MË E NGATË PRAPË NËN TUTELËN KUNGJELËN, KUKULELËN TË FASHIZMIT T'RUSO SERBO JUGOSLLAVE AHIII, PUSO VERBO TUGOSHKAVE-PËR SHKATRRIMË TOTALE, GLOBALE! TË FALA REFUGJATË LUFTË TERRORIZUAR NGA RUSO SERBIA TERË TERBIM, MERGIM PA KTHIM, MASHTRIM, MARSHIM OUUUH, GJERË NË AMSHIM, AMSHIM!! NGA MANI USA

Shto koment

Denonco