Gjenevë, ICRC pershëndet marrëveshjen e Brukselit për të zhdukurit ne Kosovë

Gjenevë, ICRC pershëndet marrëveshjen e Brukselit për të zhdukurit ne Kosovë

13:21, 05/05/2023

Marrëveshja e fundit ne Bruksel, sidomos me draftin për te zhdukurit eshte mirëpitur nga organizatat boterore ne Gjenevë. Keshtu zyrtaret e Komiteti Nderkombëtar i Kryqit te Kuq per gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch e kane pershëndetur marrëveshjen ne fjale mes Kosoves dhe Sarbise ku palet marrin angazhime serioze për zgjidhjen e qeshtjes se te zhdukurve gjate luftes se fundit ne Kosovë.

Ariane Bauer: Kas nisur ne Kosovë nje një dinamikë ne favor te fatit të të zhdukurve

Lidhur me kete fillimisht shefja per komunikim me media nga ICRC ne Gjenevë znj. Crystal Wells ka pohuar se « Në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare, palëve të përfshira në konflikte të armatosura u kërkohet të marrin të gjitha masat e mundshme për të siguruar që të hidhet dritë mbi fatin e tyre si persona të zhdukur dhe të informohen familjet e tyre. Kujtojmë palët e interesuara se familjet kanë të drejtë të dinë fatin e të dashurve të tyre të zhdukur. »

Ndryshe znj. Ariane Bauer, Drejtore Rajonale për Euroazinë, duke e pershëndetur me marrëveshjen ne fjale ka deklaruar për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch se eshte e nevojshme për të rifilluar një dinamikë ne favor te fatit të të zhdukurve, që bën të mundur t’u ofrohen familjeve përgjigjet që ata kanë të drejtë të marrin për të dashurit e tyre që u zhdukën në fund të konfliktit. »

Për here te pare ICRC ne Gjeneve flet fjale te mira për procesin e dialogut ne Bruksel mes Kosoves dhe Serbise e cila vazhdimisht keto 20 vitetet e fundit ka krikuar  Beogradin dhe Prishtitin, se nuk po beje asgje per te zhdukurit. Dhe marrëveshja e fundit ne Bruksel ka gezuar pa mase zyrtaret e Komiteti Nderkombëtar te Kyqit kuq ne Gjenevë te cilet presin shume nga palet ne rajon te zgjidhin njehere e përgjithmone problemin e te zhdukurve, lajm ky i mire per ICRC, sidomos për per familjet e viktimave

Ndryshe duke folur për rolin e ICRC-së ne Kosovë zyrtaret e kesaj organizate nderkombëtare kane shtuar se « Me rastin e Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur, shefi i misionit tonë në Kosovë së fundi ka rikujtuar rëndësinë e përfshirjes së KNKK-së në këtë dosje për shumë vite. Ai gjithashtu nënvizoi përkushtimin e KNKK-së për të vazhduar mbështetjen e familjeve që vazhdojnë të jetojnë në pasiguri. KNKK aktualisht po drejton një program të mbështetjes psiko-sociale për familjet dhe po ofron mbështetje për disa shoqata familjare për t’i ndihmuar ata të kryejnë aktivitetet e tyre për të përkujtuar të zhdukurit. »

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco