Gjykata Speciale nuk i komenton pretendimet se bastisi mbrëmë dy shtëpi në Kosovë

Gjykata Speciale nuk i komenton pretendimet se bastisi mbrëmë dy shtëpi në Kosovë

12:55, 03/05/2023

Gjykata Speciale nuk i ka komentuar pretendimet e disa mediave dhe Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, se policë të EULEX-it me urdhër të Speciales, i kanë bastisur mbrëmë dy shtëpi në Prishtinë.

Nga Specialja kanë thënë shkurt për teve1.info se nuk i komentojnë çështjet operacionale.

“Faleminderit për komunikimin tuaj. Gjithsesi Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton mbi çështjet operacionale”, ka thënë Christopher Bennett, zëdhënës i ZPS-së.

Teksa nga EULEX-i kanë thënë se nuk kanë mandat për të kryer bastisje.

“EULEX-i nuk ka mandat për të kryer një bastisje. Ju lutemi drejtojini pyetjet tuaja Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndryshe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut-KMDLNJ ka bërë të ditur se Gjykata Speciale mbrëmë ka bastisur dy shtëpi në Prishtinë.

Sipas KLMDNj-së, nga Gjykata Speciale është bastisur shtëpia e Flamur Sopit dhe Nuhi Ahmetit, nga ora 19:00 e deri në mesnatë.

“Sipas informatave të KMDLNj-së mbrëmë më 2 maj 2023, policë të Gjykatës Speciale – EULEX-it bastisën shtëpinë e Flamur Sopi dhe Nuhi Ahmetit duke filluar nga ora 19:00 e deri në mesnatë.  Policë të Gjykatës Speciale mbrëmë midis orës 19:00 e deri më 23:00, bastisën shtëpinë ku banon me qira Nuhi Ahmeti, ish i burgosur politik, kontribues aktiv në luftën e UÇK-së dhe nga viti 1990 aktivist i KMDLNj-së. Nuhi Ahmeti i ka deklaruar KMDLNj-së se policët para bastisjes ia kanë treguar urdhërin e Gjykatës për bastisje, e kanë njoftuar me të drejtat që i takojnë si dhe për të drejtën që gjatë bastisjes të jetë edhe avokati i autorizuar nga z. Ahmeti. Nuhi Ahmeti thotë se sjellja e policëve ishte në përputhje me mandatin e përcaktuar, se nuk kanë bërë asnjë dëm material dhe se ia kanë konfiskuar një telefon. Pas bastisjes i kanë lënë një ftesë për intervistim në EULEX, me datë 3 maj 2023, në ora 9:30.”, është bërë e ditur në komunikatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco