Amerika pret lajm të mirë nga Ohri

Amerika pret lajm të mirë nga Ohri

20:30, 17/03/2023

Qyteti i Maqedonisë së Veriut, Ohri, do të jetë nikoqir i takimit në nesërm në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e presidentit serb, Aleksandar Vudar Vuçiq.

E pikërisht për këtë shkak nga ky qytet i Maqedonisë së Veriut, pret lajm të mirë emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.

“Pres rezultat pozitiv në Ohër. Jam shumë optimist për mundësitë për një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë dhe shpresoj që pas të shtunës do të kemi lajme të mira”, tha Escobar, njofton Klan Kosova

Sipas Escobarit marrëveshja është mundësi e mirë që i është ofruar Kosovës e Serbisë, por që nuk do të ndikojë veç te këto dy shtet.

I dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, gjithashtu tha që si shtet mik i Kosovës mbështesin plotësisht çdo rezultat që sjell paqen më afër rajonit dhe intensifikon mundësitë për Kosovën e Serbinë që të bëhen pjesën e komunitetit euroatlantik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco