Dalin në patrullë ushtarët italianë afër Istogut, KFOR-i jep detaje

Dalin në patrullë ushtarët italianë afër Istogut, KFOR-i jep detaje

16:52, 13/03/2023

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka bërë të ditur se kanë patrulluar vijën kufitare afër Istogut.

Siç thuhet në komunikatë, aktiviteti u zhvillua për të ruajtuar sigurinë në Kosovë.

“Njësia e Komandës Rajonale të KFOR-it perëndimor patrulloi vijën kufitare administrative afër Istogut.

Aktiviteti u zhvillua nga trupat malore të Ushtrisë Italiane për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në #Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999″.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco