Presheva e injoruar/Ardita Sinani: Vuçiçin e dimë pse sillet kështu, por Lajçakun nuk e kuptojmë?!

Presheva e injoruar/Ardita Sinani: Vuçiçin e dimë pse sillet kështu, por Lajçakun nuk e kuptojmë?!

13:42, 13/03/2023

Zëdhënsja e Kryminsitrit të Qeverisë së Kosovës, njeherit Kryetarja e bordit të Partisë për Veprim Demokratik (PDD) në Preshevë, Ardita Sinani, ish-kryetare e Komunës së Preshevës ka reaguar sot për viziten e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Miroslav Lajçak i cili ka 5 - 6 herë që shkon në Beograd dhe takon vetëm serbët duke injoruar shqiptarët në Serbi, në Luginën e Preshevës, e që janë dy herë më shumë në numër popullsie se sa pakica serbe në Kosovë, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

“Takimi i fundit me përfaqësuesit e Listës Serbe nga komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës është i kuptueshëm, sidomos duke pasur parasysh tensionet dhe përshkallëzimin e mundshëm, por edhe mungesën e takimit me shqiptarët e zgjedhur të Luginës së Preshevës.. » ka thëne Ardita Sinani për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

“Përfshirja e zyrtarëve të tyre të zgjedhur në proces do të kontribuojë në stabilitetin, sigurinë, evropianizimin dhe demokratizimin e Ballkanit Perëndimor. Prandaj, zoti Lajçak, ju ftoj të takoheni me ne të zgjedhurit e shqiptarëve në Serbi. Shqiptarët në Serbi janë diskriminuar dhe shtypur për dekada të tëra, gjë që konfirmohet nga raportet zyrtare të Bashkimit Evropian dhe administratave amerikane, ka thenë Ardita Sinani.

« Pardje presidenti i serbëve Aleksander Vuçiç ishte në Luginën e Preshevës dhe nuk takoi asnjë shqitar edhe pse ne këtu jemi shumicë. E thashë president i serbëve, sepse ai takon vetëm serbët sa herë që vjen në Luginë. Presidentin serb Vuçiçin e kuptojmë pse na injoron, por nuk e kuptojme Lajçakun i cili është i angazhuar për dialog dhe kjo njeanshmëri e tij nuk i bën nder BE-së. Pandaj, për këtë injorancë ne do t’i drjetohemi edhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Kur i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar na pret, atehere pse sllovaku Lajcak nuk është në gjendje t’i takojë përfaqesuesit legjetim të Luginës së Preshevës?! Nje leter-kerkese sot për një takim ju është dërguar Lajaçkut edhe nga deputeti i vetem shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Tash po presim përgjigje. Ne duam t’i themi se shqiptarët në Serbi nuk duam asgjë më shumë, se sa serbët në Kosovë!.. » ka  thënë e revoltuar znj. Aridta Sinani në fund për gazeten zvicerane, Le Canton27.ch

Lajçak javën e kaluar në Prishtinë u takua me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësues të opozitës, ndërsa sot pritet të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, në kuadër të përgatitjeve për vazhdimin e bisedimeve për planin evropian.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco