E shtruar prej 1 jave në spital, humb jetën gruaja shtatzënë e aksidentuar në Kosovë

E shtruar prej 1 jave në spital, humb jetën gruaja shtatzënë e aksidentuar në Kosovë

17:47, 28/02/2023

Gruaja shtatzënë që kishte marrë lëndime në aksidentin që ndodhi para një jave në rrugën Ferizaj-Shtime, ku vdiqën katër persona ka humbur jetën. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar shefi i spitalit, Shaqir Uka. Uka ka deklaruar se gruaja shtatzënë s’ka arritur të përballojë dot plagët e marra dhe ka vdekur sot.

“Pacientja që ju i referoheni, në rastin e lëndimeve që ka marrë në aksidentin në rrugën Ferizaj-Shtime, nuk ka arritur t’ju bëjë ballë lëndimeve që ka marrë dhe ka vdekur sot”, ka thënë Uka.

Aksidenti me 4 të vdekur ka ndodhur rreth një javë më parë në rrugën Ferizaj-Shtime të Kosovës, ku janë përfshirë tre makina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco