Përdhunuan 11-vjeçaren në Prishtinë, dënohen me 40 vjet burg katër të akuzuarit

Përdhunuan 11-vjeçaren në Prishtinë, dënohen me 40 vjet burg katër të akuzuarit

16:33, 24/02/2023

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 40 vjet burg katër të akzuarit, tre prej tyre të mitur, në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, në gusht të vitit 2022.

Sipas njoftimit, gjykata nuk ka gjetur që e dëmtuara të ketë qenë e trafikuar apo viktimë e veprës penale të trafikimit me njerëz.

I akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale “Dhunimi” dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 vjetëve, në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

I mituri XH.S është shpallur fajtor për veprën penale “Dhunimi” dhe për veprën penale “Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi” si dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë viteve.

I mituri G.R është shpallur fajtor për veprat penale “Dhunimi”, “Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi” dhe veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Dhunimi” si dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej nëntë viteve.

I mituri G.J është shpallur fajtor për veprën penale “Dhunimi” dhe veprën penale “Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi” si dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë viteve.

Ndërsa, i akuzuari SH.K është liruar për veprën penale “Shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”.

“Vetura e përdorur dhe telefonat e përdorur janë konfiskuar, ndërsa pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko civil”, thuhet në njoftimin e gjykatës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco