Kryeministri: E pranuam propozimin franko-gjerman, pasi ndërkombëtarët na thanë që ishte 'merre ose leje'

Kryeministri: E pranuam propozimin franko-gjerman, pasi ndërkombëtarët na thanë që ishte 'merre ose leje'

13:25, 13/02/2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë që se e kanë pranuar propozimin franko-gjerman, pasi në të kundërtën Kosova do të hynte në rrugën e konfrontimit me aleatët.

Kurti gjatë seancës së sotme të Kuvendit ku po diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë që e kanë pranuar propozimin franko-gjerman, pasi emisarët ndërkombëtarë ia bënë të qartë se ky propozim është shumë afër formatit “merre ose leje”.

“Më datë 20 janar 2023, emisarët ndërkombëtarë që e shoqëruan ndërmjetësuesin Lajçak, pra emisarët amerikan, gjerman, francez dhe italian i dhanë disa qëndrime në këtë takim të fundit. Ata ma bënë të qartë që propozimi kryesor këtë herë është pranë formatit “leje ose merre” dhe se nuk do të lejohet hapja apo negocimi i tij. Qëndrimi i tyre ishte që i tërë aparati diplomatik e politik i shteteve nga vini emisarët, është vënë në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe nuk mund të pritet një ‘jo’ nga Kosova sepse do të hynim në një rrugë të konfrontimit me ta”, tha Kurti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco