Stano: Qëndrimi i BE-së për Asociacionin mbetet i pandryshuar

Stano: Qëndrimi i BE-së për Asociacionin mbetet i pandryshuar

12:44, 03/02/2023

Bruksel - Zyrtarët e Bashkimit Evropian serish ua kanё rikujtuar autoriteteve kosovare se e kanё pёr obligim formimin e Asociacionit tё komunave me shumicё serbe nё Kosovё, konform marrëveshjeve tё arritura nё kuadёr tё dialogut, njofton RTK.

Zëdhёnёsi i BE, Peter Stano nuk ka komentuar kushtet qё i nxori kryeministri Albin Kurti njё ditё mё parё pёr formimin e Asociacionit. Nё kёtё rrafsh ai vetёm tёrhoqi vërejtjen se janё tё domosdoshme hapat konkret nё mёnyrё qё tё çohet para procesi i dialogut mbi normalizimin e raporteve nё mes tё Kosovёs dhe Serbisë.

“Unë vetëm mund të ritheksoj urgjencën që BE i kushton për të çuar përpara dialogun dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, ndёrsa formimi i Asociacionit ёshtё njё prje tyre”, ka nёnvizuar Stano nё njё pёrgjigje me shkrim.

Ai ka konfirmuar se qëndrimi i Brukselit nё lidhje me formimin e Asociacionit tё komunave mё shumicё serbe nё Kosovё mbetet i pandryshuar dhe se i njëjti ёshtё përsëritur disa herё edhe publikisht. Peter Stano gjithashtu rikujton se Prishtina zyrtare mori pёrsipёr si obligim ndërkombëtar për të krijuar Asociacionin andaj edhe i takon Kosovёs qё ta zbatoj kёtё detyrim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco