Rifillon puna në aeroportin e Kosovës, Policia: U dha alarm i rremë për eksploziv

Rifillon puna në aeroportin e Kosovës, Policia: U dha alarm i rremë për eksploziv

12:55, 28/12/2022

Policia e Kosovës njoftoi se Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë u hap për qarkullim.

"Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara.

Pas përfundimit të kontrollit dhe punëve nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer normalitetit, ndaj i falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar me institucionet e Republikës së Kosovës."

Foto nga momentet e evakuimit:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco