Zgjedhjet në veri të Kosovës, fillon aplikimi për votuesit jashtë vendit

Zgjedhjet në veri të Kosovës, fillon aplikimi për votuesit jashtë vendit

12:46, 26/11/2022

Prishtinë - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se nga sot (26 nëntor) ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Bëhet e ditur se afati i aplikimit për këtë periudhë do të përfundojë më 30 nëntor 2022. Gjatë kësaj periudhe, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë Kosovës, sipas KQZ-së, mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në këto katër komuna.

Gjithashtu, KQZ, njofton se edhe “ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë”.

“Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org(Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për votuesit > Votimi përmespostës) apo në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/ “, ka bërë të ditur KQZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj, pas regjistrimit, të votojnë përmes postës gjatë periudhës, e cila fillon më 9 dhjetor dhe përfundon me pranimin e fletëvotimeve më 16 dhjetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco