Albin Kurti në Japoni, në funeralin shtetëror për ish-kryeministrin Shinzo Abe

Albin Kurti në Japoni, në funeralin shtetëror për ish-kryeministrin Shinzo Abe

08:39, 27/09/2022

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka qënë në Japoni me rastin e ceremonisë së lamtumirës për ish-Kryeministrin Shinzo Abe, ku të cilën po e ndjekin liderë shtetesh nga mbarë bota.

Albin Kurti njoftoi sot se atje ka zhvilluar disa takime.

“Gjatë vizitës dyditore në Japoni me rastin e ceremonisë lamtumirëse dhe funeralit shtetëror për ish kryeministrin z. Shinzo Abe, zhvillova takim me Kryetarin e Kuvendit të Japonisë, z. Hiroyuki Hosoda, i cili na priti në rezidencën e tij zyrtare, - shkroi Kurti në Fb.

“I shoqëruar nga Ministri i Financave, z. Hekuran Murati, dhe ambasadori ynë, z. Sabri Kiçmari, prezantuam të arriturat e Kosovës, e falënderuam për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë dhe shprehëm interesimin për investime japoneze në Kosovë.

Me Japoninë ndajmë pikëpamje të njëjta sa i përket rrethanave gjeopolitike në botë dhe vlerave demokratike e humane andaj duhet ta shtojmë bashkëpunimin. Paraprakisht, vizitova ambasadën e Republikës së Kosovës në Tokio ku na u bashkangjit për takim edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Gjergj Teneqexhiu.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco