Vjosa Osmani, takim me Presidentin Biden dhe Sekretarin Blinken në SHBA

Vjosa Osmani, takim me Presidentin Biden dhe Sekretarin Blinken në SHBA

08:33, 23/09/2022

Nju Jork - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kryediplomaten Donika Gërvalla kanë takuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Nju Jork, ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Osmani njoftoi në Twitter: “E gëzuar që pata rastin të takoja Sekretarin Blinken mbrëmë në një pritje, të organizuar nga Presidenti Biden. E informova mbi zhvillimet e fundit që nga takimi ynë i fundit dhe e falënderova për angazhimin e vazhdueshëm për paqe dhe stabilitet në rajon." 

Më herët gjatë ditës Osmani me bashkëshortin e saj Prindon Sadriu realizuan një fotografi zyrtare me Presidentin amerikan Joe Biden dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.

Më 20 shtator, të ftuar nga kreu i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor u takuan në Nju Jork, një traditë kjo që në javën e shtatorit kur në Nju Jork zhvillohet seanca vjetore e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri mbledh në takim liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kosovën në javën e takimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork e përfaqëson Presidentja Vjosa Osmani. Aty diskutohet për situatën globale dhe situatën aktuale në Ballkanit Perëndimor.

 

 

 

 

 

 

 

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco