Abetarja e njësuar, Kurti: Përbashkimi ynë është i domosdoshëm për ecjen përpara të kombit

Abetarja e njësuar, Kurti: Përbashkimi ynë është i domosdoshëm për ecjen përpara të kombit

11:01, 01/09/2022

Fati i shkollës shqipe ka qenë i lidhur ngushtë me fatinë kombit tonë. Populli ynë e di  se përbashkimi ynë është i domosdoshëm për ecjen përpara të kombit. Me këto fjalë frymëzuese,  kryeministri i Kosovës Albin Kurti përshëndeti ceremoninë e prezantimit të Abetares së Përbashkët Unike, ku theksoi se vetëdija kombëtare duhet të vazhdojë jetësimin e idesë politike për aktivitete të përbashkëta edukative e arsimore.

“Janë bërë 178 vjet kur Naum Veqilharxhi botoi qarkoren e parë. Kanë kaluar  114 vite ku dijetarët shqiptarë të trevave u mblodhën në kongresin e Manastirit për njehsimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Kështu u njehsua alfabeti i parë i gjuhës shqipe të cilin nga sot fëmijët tanë anë e mbanë fiseve të banuara me shqiptarë do ta mësojmë. Populli ynë e di  se përbashkimi ynë është i domosdoshëm për ecjen përpara të kombit. Sikurse në periudha të ndryshme historike prijësit tanë u bënë bashkë dhe ndërtuan kalimin prej ndjenjës së fuqishme identitare te vetëdija e lartë kombëtare. Jemi ne që duhet të vazhdojmë jetësimin e idesë politike në programe e politika zhvillimore në aktivitete të përbashkëta edukative e arsimore”.

Duke e konsideruar historik raportin e gjuhës dhe kombit, Kurti e vuri theksin te pë0rbahskimi dhe vlerësoi të gjitha ata që mbajtën gjallë gjuhën shqipe dhe e lartësuan atë

Fati i shkollës shqipe ka qenë i lidhur ngushtë me fatinë kombit tonë. Raporti i gjuhës e kombit është historik përmes gjuhës është mësuar dashuria për kombin. Sot kombin tonë e përbashkon edhe kjo abetare. Një brez i ri po fillon  me abetaren unike. Po materializohet frymëzimi i trashëguar në breza. Në ditë si këto duhet kujtuar puna e atdhetarëve e albanologëve, e studiuesve të pakompromis, grave e burrave që ruajtën gjuhën shqipe pasurinë tonë të përbashkët. Të gjitha ato pena që nuk u shterën po kthehen në flakadanë ndriçues të diturisë, nënat që me ninulla rritën fëmijët dhe gjuhën, heronjtë tanë që ranë që ne të jetojmë ndjenjën e përbashkimit. Jam i lumtur që kemi në duar këtë abetare për të cilin u zotuam në mbledhjen e përbashkët në nëntor të vitit të kaluar. Kemi përgatitur edhe tekstin dedikuar fëmijëve tanë në mërgatë. Fëmijëria është koha kur mbillet edhe dija edhe morali. Udha e shkronjave që na solli deri këtu është e gjatë dhe e vështirë”.

Në ceremoninë e sotme në Kosovë merr pjesë edhe një delegacion nga Shqipëria e drejtuar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco