Qeveria detyron lokalet që t’u shërbejnë klientëve ujë nga rubineti

Qeveria detyron lokalet që t’u shërbejnë klientëve ujë nga rubineti

22:40, 04/07/2022

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin i cili obligon bizneset për shërbimin e klientëve me ujë nga rubineti, dhe monitorimin e cilësisë së ujit të destinuar për konsum njerëzor në rastet kur objektet e gastronomisë furnizohen nga ujësjellësi publik.

Sipas njoftimit, në situatën kur objekti i gastronomisë furnizohet nga uji i puseve, rezervuarve apo rrjetit i cili nuk menaxhohet prej kompanive publike të ujit, pronari obligohet të bëjë monitorimin e cilësisë së ujit në përputhje me Udhëzimin Administrativ për cilësinë e ujit të destinuar për konsum njerëzor.

“Në këto situata, pronari duhet të pajiset edhe me certifikatë të cilësisë së ujit nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike dhe të njëjtën duhet ta ekspozojë në lokal”, thuhet në njoftimin nga vendimet e Qeverisë, dërguar mediave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco