Kosova licenson kompaninë serbe 'Drustvo Elektrosever' për energjinë në Veri

Kosova licenson kompaninë serbe 'Drustvo Elektrosever' për energjinë në Veri

13:47, 24/06/2022

Prishtinë - Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës i ka dhënë licencën për furnizim me energji elektrike kompanisë serbe “Drustvo Elektrosever” D.O.O, për një periudhë 5-vjeçare për banorët e komunave veriore të Kosovës.

“Zveçanin, Zubin Potokun, Leposaviçin dhe Mitrovicën e Veriut: mbulon konsumatorët e këtyre katër komunave”, thotë Ymer Fejzullahu, kryesues i bordit të ZRRE-së.

Pronare e kompanisë për distribuimin e energjisë elektrike që mban emrin “Drustvo Elektrosever D.O.O është Serbia apo kompania publike serbe për prodhimin, furnizimin dhe tregtimin e energjisë elektrike, "Elektroprivreda Srbije".

Përfaqësuesit e saj e kanë regjistruar atë si biznes në Agjencinë Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) në nëntor të vitit 2018. Aktivitet primar i saj është tregtia e energjisë.

Në bazë të marrëveshjeve të arritura, “Drustvo Elektrosever D.O.O. për të filluar operimin në Kosovë duhej që të licencohej nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë dhe ajo aplikoi për licencim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco