Ministri i kënaqësive: Xhelal Sveçla i çon rreth 6 mijë euro për dhurata

Ministri i kënaqësive: Xhelal Sveçla i çon rreth 6 mijë euro për dhurata

14:24, 24/05/2022

Fiks 5 mijë e 812 euro ka vendosur që t’i shpenzojë për dhurata, Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës që drejtohet nga Xhelal Sveçla. Më këto para janë parashikuar që të blihen disa punime filigrani, aksesorë për tavolina e harta.

“Furnizim me dhurata protokollare”, kështu quhet tenderi i fundit që ka shpall Ministria e Punëve të Brendshme, që drejtohet nga Xhelal Sveçla.

Vlera e këtij tenderi kap peshën e afro 6 mijë eurove.  Më këto para nuk do të bëhet ndonjë investim a po furnizim me rendësi, por do të blihen disa dhurata, shkruan Syri.net. 

Në njoftimin që është bërë publik në e-prokurim është treguar se tenderi i është besuar “Shpresa Dedinja B.I”, derisa në garë kanë qenë tri kompani.

Kontrata mes ministrisë dhe palës fituese është nënshkruar më  19.05.2022.

ImageImage

Në dosjen e tenderit është treguar se me rreth 6 mijë euro, sa ka vlen ky tender do të blihen filigrane, harta, qilime, aksesorë për tavolinë, helmeta ilire e shqiponja.

“Harta e Kosovës Filigran me kornizë druri dimensione (26x27) Copë  10. Harta e Kosovës ne Kristal ne pllake druri, me kuti plishi me dimensione 22x17 cm copë 10. Harta e Kosovës ne kristal ne pllake druri dhe kuti plishi ngjyre te zeze me dimensione 9x12 cm Copë 10.   Punim “Prishtina e vjetër” ,Prizreni, Gjakova, Mitrovica në kornizë, dimensionet  32x25cm(me material druri) Copë       6”, thuhet në këtë njoftim.

Më tej është bërë me dije se do të blihen edhe disa helmete ilire e shqipoje. “Qilim me motive kombëtare ne qelq  në kornizë ose pancel, dimensionet: 17x12cm materiali polimer dhe dru Copë 4. Aksesorë për tavolina zyrash, pamjet Prishtina, Prizreni, Mitrovica, në shtafellaj, dimensionet 15x17cm Copë 10. Hyjnesha ne fron grafike- lloji materialit letër me korniz druri Copë  10. Hyjnesha ne fron ne traventin -materiali ( guri traventin dhe polimer me baze druri) Copë  10. Nena Tereza ne traventin -materiali ( guri traventin dhe polimer me baze druri) copë 10. Helmet Ilire  rielef ne panel  Dimensione 12.5 x9x3 copë 10. Punimi i Shqiponjës  ne filigran 26x27 cm-materiali  punimi me filigran me argjend dhe kornizë druri cope   10”. /Syri.net/.           

Image          

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco