Referendum serb në Kosovë? Arifi: E patolerueshme! Lëshimet dëmtojnë pavarësinë

Referendum serb në Kosovë? Arifi: E patolerueshme! Lëshimet dëmtojnë pavarësinë

18:52, 14/01/2022

Profesori universitar Dritëro Arifi, në një intervistë me Skype në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, ka komentuar referendumin serb, që pritet të mbahet në veriun e Kosovës.

Arifi theksoi se referendumi serb në Kosovë është i patolerueshëm, duke shtuar se lëshimet vetëm sa e dëmtojnë pavarësinë e Kosovës.

“Referendumi serb në Kosovë është i papranueshëm. Lëshimet dëmtojnë pavarësinë e Kosovës. Serbia është shtet kriminel, që nuk distancohet nga krimet e veta. Serbia po i hakmerret BE-së.

Serbia vazhdon kështu me kërcënime, sepse shteti serb ka thënë se do vazhdohet më të tjera qëndrime. Mendoj se ka shumë presione në lojë, e bëhen që Serbia të mos ndihet e lënduar, e ndoshta Vuçiç dëshiron mandat tjetër. Serbia nuk po distancohet nga e kaluara, mund të ketë lidhje edhe influenca ruse, kërkohet balancim në kurriz të palës më të dobët. BE nuk ka qenë në gjendje që të zgjidhë çështjen e dialogut”, deklaroi Arifi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco