Rrëfimi i kosovarit: Metadoni, droga që injektohet si ilaç për t'u pastruar nga heroina

Rrëfimi i kosovarit: Metadoni, droga që injektohet si ilaç për t'u pastruar nga heroina

21:17, 24/11/2021

Një përdorues i heroinës nga Kosova ka rrëfyer historinë e tij me përdorimin e drogës. Ai thotë se pasi ka kërkuar ndihmë për shërimin e varësisë nga heroina, mjekët i kanë dhënë substancën metadon që përdoret për pastrim nga heroina, por atë ua kanë injektuar me shiringë.

Kjo substancë nuk guxon në asnjë mënyrë që të merret me shiringë, por veç kësaj përdoruesi i quajtur Ylli ka thënë se tash ka krijuar varësi nga metadoni.

Ai thotë se ka më shumë se 20 vjet qëkur për herë të parë e ka provuar heroinën.

Ai u bë i varur nga ajo deri kur 12 më parë vendosi ta ndërpresë atë dhe në përpjejke të kauzës së tij, ka filluar trajtimin me metadon.

Rrëfimin e tij për Kiks Kosova thotë që e ka bërë për të treguar, sipas tij, keqadministrimin e institucioneve shtetërore me metadon.

“E ndali shteti heroinën krejt gjithkah, kishe kriza s’kishe qare pa e marrë, qare nuk kishe se s’ka pas heoinë kurrkund në Kosovë, kurrkund s’ka pasë. Kur don shteti me ta koqut e koqit o vlla, unë e kam përjetu atë vetë, krejt kanë përjetu, cka kanë marrën qat kohë e kanë përjetu. E koqiti, kush heroinë nuk ka shitën në Kosovë, derisa i ka ngulë kret në metadon.”, tha ai .

Sipas tij, metadoni nuk merret në shiringë, por 98 për qind e kosovarëve e marrin në shiringë.

“E tash për me e lonë metadonin, këta ju duhet me shku t’u na zvogëlu diqysh, ose duhet me gjetë naj metadon, aktivitet ose diçka mu marrë, m’i ik kësaj far punës, se kështu neve veç na çon n’vdekje, kurrkund n’vdekje, na krejt qasaj udhe t’u shku jemi.”, shtoi ai.

Sipas Yllit shteti duhet të gjejë një zgjidhje për ta. Ai po ashtu ka treguar se nuk trajtohen mië nëpër spitale.

“Këta duhet me gjetë një zgjidhje, nuk shkon me metadon kështu, shkon n’spital si ta dinë që je narkoman, nuk merret me ty o vëlla. Për një varrë të vogël ta kput komën, dorën, nuk merret me ty hiq, me ta shnosh qat varrë ose dicka, ta këput menëherë.Hajt se narkoman osht ky, o njeri osht o vlla, njeri osht…. O more vëlla, u bonë 12-13 vjet, ti as nuk ma rritë as nuk ma ulë, o vëlla, mu vec po shkon t’u mu rritë doza. M’I jep 12 mililitra n’ditë,, mua to sum dalin me i qitën në sy, as bukë nuk muj me hongër, as ujë nuk muj me pi, pa i hjekë krizat e metadonit.”, u shpreh ai.

Ai thotë se metadon mbajnë vetëm dy barnatore në Prishtinë.

“Dy barbnatore janë krejt n’Prishtinën që kanë, në përgjithësi n’barnatore sillen mirë, se s’kanë kurrgjë, e kanë licencën normal, sillen mirë me neve, kështu që nuk ka çka bon. Ata qar mundësi, nganjëherë na jep një bocë. E din që je keq e t’ndihmon, e tania ia kthen. Qekjo është puna e metadonit, mas metadonit, metadoni osht e fundit, prej krejtve.”, u shpreh ai.

Ylli tregon edhe për gjendjen e tij të rëndë.

“Ti nuk mundesh unë po thom, unë nuk muj me hongër as me pi as kurgjë nuk muj, pa e marrë metadonin, nuk muj hiç, hiç hiç send me bo… Heroina osht lule për metadon, lule osht. Heroina pesë ditë ki kriza, e len o vëllavi jem. Metadonin mbas tri vjete, dy pika t’i pifsh, kthehesh i varur . Metadoini është katastrofë. I keq, tepër i keq, po shteti me vetëdije t’plotë na ka shti n’ket lpjë, me vetëdije. Kun në botë, unë foli me të jashtit kam shoqni n’krejt Evripjën, kur t’i them që në Kosovë metadoni merrem n’shiringë nuk besojë, vec qetu merret metadoni në shiringë, edhe merret me diazepam, i përzinë një bocë 100 mililitra me 20 diazepama e merr edhe e merr n’shiringë, se s’e merr metadonin vetë, me 20 diazepama e përzin, se kërkush se merr metadonin vet.”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco