Ç'po ndodh në Mitrovicën e Veriut?! Kryetari serb po blen kompjutera me shumicë

Ç'po ndodh në Mitrovicën e Veriut?! Kryetari serb po blen kompjutera me shumicë

12:05, 24/11/2021 Nga Dardan Gashi

Komuna e Mitrovicës së Veriut e cila udhëhiqet nga anëtari i Listës Serbe Milan Radojeviq ka shpenzuar afër 20 mijë euro për tenderin e fundit për furnizim me pajisje të teknologjisë informative. Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të prokurimit publik, derisa komuna përmes kësaj kontrate ka blerë 24 kompjuterë në vlerë 19 mijë e 995 euro, shkruan Syri.net Kosova.

Në dosjen e kontratës, nuk bëhen të ditura specifikimet teknike të kompjuterëve, ndërsa furnizimi është bërë pa njoftim paraprak për kontratë. Ky furnizim sipas dosjes së tenderit, është për nevojat e Komunës së Mitrovicës Veriore. Kontrata i është besuar kompanisë 'ARITECH' me seli në Graçanicë.

Ja detajet e kontratës:

ImageImage

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco