Konjufca i prekur me tragjedinë në Bullgari: Ky mëngjes na tronditi

Konjufca i prekur me tragjedinë në Bullgari: Ky mëngjes na tronditi

10:27, 23/11/2021

Prishtinë - Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi natën e mbrëmshme në Bullgari.

Konjufca tha se ky mëngjes na tronditi me lajmin e hidhur për tragjedinë e ndodhur ne Bullgari.

“46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut njoftohet se kanë humbur jetën në autobusin që po kthehej nga Turqia.Ngushëllime familjarëve të viktimave, bashkëndjejmë dhe jemi me ta në këtë tragjedi, si dhe lutemi për shërimin sa më shpejtë të të lënduarve”, shkroi ai.

Ndryshe viktimat nga ky aksident i ndodhur në Bullgari janë shumica shqiptarë, ndërsa raportohet se drejtuesit e autobusit ishin maqedonas.

Deri më tani nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me shkaqet që çuan deri tek aksidenti që ndodhi mbrëmë, por dihet që në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco