Rreth 550 mijë kg produkte u asgjësuan në Kosovë, kryesojnë ushqimet

Rreth 550 mijë kg produkte u asgjësuan në Kosovë, kryesojnë ushqimet

08:06, 01/11/2021

Rreth 550 mijë kilogram produkte ushqimore dhe pije janë asgjësuar këtë vit nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi u shpreh se fokusi kryesor i këtij institucioni është ruajtja e sigurisë ushqimore, teksa ka thënë se ai produkt që nuk i plotëson kriteret për konsum do të asgjësohet. 

“Gjatë kontrolleve tona zyrtare në terren edhe nga raportimet e konsumatorëve apo edhe nga operatorët e bizneseve për produktet që nuk i plotësojnë kushtet në treg, kemi asgjësuar rreth 550 mijë Kg, produkte ushqimore dhe pije, pra gjatë vitit e deri më tani, dhe kjo shifër nga dita në ditë ndryshon. Secili produkt që nuk i plotëson kriteret ligjore për konsum, ai produkt largohet nga tregu dhe asgjësohet në prani të inspektorëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë”.

“Varësisht prej llojit të produktit i nënshtrohen kontrollit të inspektorit kompetent të fushës që kontrollon”, ka thënë ai.

Thaçi ka bërë të ditur se për raste të asgjësimit kryeson Komuna e Prishtinës, për shkaqe të ndryshme, por që thotë se edhe qytetet tjera nuk përjashtohen.

“Faktikisht statistikat më të mëdha i kemi nga inspektorati sanitar, ku hyjnë pijet dhe të ndryshme, pastaj kemi rreth 50 mijë kilogram që janë asgjësuar nga sektoriti veterinar, ku hyjnë vetëm produktet me origjinë shtazore, dhe nga ana e sektorit fitosanitar kemi disa lloje të pijeve të asgjësuara. Sigurisht kemi material finanor dhe preparate tjera që janë për mbrojtën e bimëve”, ka bërë të ditur ai.

Thaçi ka bërë të ditur se shtimi i  numrit të inspektorëve ka ndikuar në rritje të frekuencës së kontrolleve për sektorë të ndryshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco