Eksperti serb i sigurisë tërbohet pse po armatoset Kosova: Ç'do të arrestojnë me topa kundërajrorë?!

Eksperti serb i sigurisë tërbohet pse po armatoset Kosova: Ç'do të arrestojnë me topa kundërajrorë?!

10:16, 01/11/2021

"Perëndimi me plan po e armatos shtetin e Kosovës dhe po shtyn Prishtinën në konflikt me Serbinë", ka deklaruar eksperti për siguri kombëtare edhe globale Nikola Antiç, duke shtuar se Prishtina gjatë 2021 mbushi depot me pajisje ushtarake, i cituar nga gazetara “Kurir”.

“Ata kanë blerë 3 mijë minahedhës dore nga Bosnje e Hercegovina. Çfarë i duhet një territori nën mbikëqyrjen e OKB-së, kundër kujt do të luftojnë, çfarë bën atje KFOR-i, ndërsa Këshilli i Sigurimit hesht dhe kjo flet për teatrin absurd atje. Shqiptarët thonë se po armatosen, sepse Serbia po armatoset dhe është agresive ndaj tyre. Serbia nuk është agresive ndaj askujt, forcat tona duhet të zmbrapsin secilin agresor, ndërsa sesi KFOR i mbron qytetarët, e pamë kur ROSU gjuajti mbi serbët”, tha Antiç në Kurir TV.

Sipas tij Serbia zhvillon aftësi defanzive ushtarake: “Pretendojmë vetëm territorin tonë, në Bosnje nuk pretendojmë se Serbia ka nënshkruar marrëveshjen e Dejtonit, ajo është vend sovran dhe duhet të zhvillojë ushtrinë e vet. Kjo nuk është problem. Problemi është prej nga vjen gjithë ky armatim në Kosovë? Ata siguruan 150 topa kundërajrorë. Për çfarë?! Cila polici në Kosovë duhet të shfrytëzojë topa kundërajrorë dhe për çfarë shërbejnë? A do arrestojnë ndonjë kontrabandues me topa kundërajrorë”, pyeti Antiç.

Eksperti serb shtoi se ata janë në përgatitje të sigurimit të 12 mijë minave për minahedhës.

“Pse bashkësia ndërkombëtare po hesht? SHBA, Britania e Gjermania e pranojnë Kosovën si shtet të pavarur. Nuk do të reagojnë. Të vetmit që mund të reagojnë jemi ne. Nëse duam të mbrojmë sovranitetin dhe popullin tonë në Kosovë duhet të jemi të gatshëm për viktima dhe të mbrohemi nga agresioni i NATO-së që do pasonte”, tha eksperti.

Antiç thotë se pas gjithë kësaj fshihet konfrontimi mes perëndimit dhe Rusisë.

“Pas gjithë kësaj qëndrojnë sipas mendimit tim SHBA dhe Britania. Nuk e bën vetëm këtë kryeministri i shtetit të rrejshëm Kurti . BE është aktualisht e varur 48 për qind nga gazi rus, me ndërtimin e Rrjedhës turke të Gazit deri 2025, varësia do të jetë 68 për qind. Atëherë ndryshon politika nga shumë shtete, ekonomia e të cilave varet nga gazi rus. SHBA dhe Britania nuk do lejojnë këtë, rasti i vetëm është që të nxisin trazira. Krijuan Bosnje e Hercegovinën ashtu si është dhe Kosovën që të mund të ndezin Ballkanin kurdo që duan”, tha Antiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco