Qeveria ndan 100 euro shtesë për pensionistët, përfitojnë 300 mijë familje

Qeveria ndan 100 euro shtesë për pensionistët, përfitojnë 300 mijë familje

17:24, 27/10/2021

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim të ndahen nga 100 euro shtesë për pensionistët, për muajin nëntor.

Fillimisht për shtesën prej 100 eurosh foli kryeministri Albin Kurti. 

“Pagesës shtesë për përfituesit e skemës pensionale për muajin nëntor 2021, në zbatim të pakos së ringjalljes ekonomike, Ministria e Financave Punës dhe Transfereve, ndan mjete për përfituesit e skemave pensionale për muajin nëntor 2021,. Për pagesë shtesë në vlerë të mbështetjes financiare në vlerë prej 100 euro”, tha Kurti.

Më pas Ministri i Financave, Hekura Murati, tha se nga kjo ndihmë do të përfitojnë 300 mijë familje.

“Ministria e Financave në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike ndaj pandemisë COVID-19, mbështetja 3.2 për pensionistët propozon ndarjen e 30 milionë eurove për t’u ndalë në ndihmë përfituesve të skemave pensionale. Nga kjo masë do të përfitojnë 300 mijë familje. Me këtë mbështetje prej 100 euro jemi në linjë me shumë shtete më të zhvilluara sesa ne”, u shpreh ai ndër të tjera.

Image

Gjithashtu, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe projekt-rregulloren që i mundëson qytetarëve regjistrimin e veturave pa e paguar tatimin në pronë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco