Aksioni i policisë së Kosovës kundër krimit dhe kontrabandës, Brnabiç: Situata më shumë se dramatike

Aksioni i policisë së Kosovës kundër krimit dhe kontrabandës, Brnabiç: Situata më shumë se dramatike

12:41, 13/10/2021

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar që ka ndodhur ditën e sotme në Mitrovicë pas një aksioni policor.

Ajo e vlerëson këtë aksion në veri kundër mallrave të kontrabanduara, si një nismë që ka të bëjë me politikën e çmendur të Kurtit.

Ajo u bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s dhe KFOR-it, që të reagojnë urgjentisht dhe të frenojnë Albin Kurtin.

Brnabiç: I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s dhe KFOR-it, që të reagojnë urgjentisht dhe të frenojnë Albin Kurtin. Situata është më shumë se dramatike dhe ky është momenti i fundit në të cilin nevojitet një reagim i qartë për të ndaluar politikën e çmendur të ndjekur nga Prishtina. Sjellja e tillë i ka tejkaluar të gjitha masat dhe kjo na çon në prag të kaosit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco