Albin Kurti: Operacioni përfundoi, thirrje qytetarëve në Mitrovicë të mos bien pre e mediave serbe

Albin Kurti: Operacioni përfundoi, thirrje qytetarëve në Mitrovicë të mos bien pre e mediave serbe

12:03, 13/10/2021

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar në përfundim të operacionit anti-kontrabandë të ndërmarrë nga Policia e Kosovës në Prishtinë, Pejë dhe në veri e jug të Mitrovicës, që u shoqëruan me tensione.

Kurti tha se "krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen" dhe qytetarët nuk duhet të bien pre e dia mediave në Serbi, që duan ta politizojnë krimin dhe korrupsionin.

"Herët  mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës, me qëllim të luftimit të kontrabandës ka filluar operacione bastisjeje në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë (si në jug ashtu edhe në veri), shkroi Kurti në Fb.

"Këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente. Janë sekuestruar mallra e dëshmi të tjera që paraqesin edhe prova materiale.

Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen. Kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë.

Aksioni i sotëm policor ka përfunduar. U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë", përfundoi kryeministri i Kosovës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco