Arrestohen 5 persona për terrorizëm/ Policia e Kosovës konfiskon armë automatike, municion, granata...

Arrestohen 5 persona për terrorizëm/ Policia e Kosovës konfiskon armë automatike, municion, granata...

19:25, 11/10/2021

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot, Policia e Kosovës, kanë kryer kontrolle në disa lokacione të ndryshme, operacion ky i cili ka rezultuar me “sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, përfshirë armë automatike të llojeve të ndryshme, municion, granata dore, e pajisje tjera të ndryshme”, njofton prokuroria.

Përkatësisht, Drejtoria Kundër Terrorizmit pas hetimeve disa mujore, pas informacioneve dhe hetimeve shtesë, ka njoftuar mediat se ky aksion është në vazhdën e veprimeve të ndërmarra dje me datë (10.10.2021) në rajonin e Pejës dhe Prizrenit, ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili kishte rezultuar me arrestimin e pesë (5) personave të dyshuar si dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, eksplozivit dhe parave të gatshme.

Njoftimi i plotë:

“Ky aksion është në vazhdën e veprimeve të ndërmarra dje me datë (10.10.2021) në rajonin e Pejës dhe Prizrenit, ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili kishte rezultuar me arrestimin e pesë (5) personave të dyshuar si dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, eksplozivit dhe parave të gatshme. Prokuroria Speciale njofton se arrestimi i personave të dyshuar është kryer mbi dyshimin e bazuar për kryerjen  e veprave penale kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës ku dyshohen për veprat penale “Përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 138 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me  veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” nga neni 129 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.” 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco