Varianti Delta rrit numrin e të infektuarëve në Kosovë Qytetarë në Prishtinë, korrik 2021

Varianti Delta rrit numrin e të infektuarëve në Kosovë

07:47, 05/08/2021

Prishtinë - Shpërfaqja e variantit Delta të koronavirusit, ka rritur numrin e të infektuarve në vend. Kjo për faktin se ky version po përhapet shumë shpejt.

Nga Ariana Kasapolli, Radio Kosova

Ministria e Shëndetësisë raporton për rreth 700 raste aktive, ndonëse javë më parë numri i të infektuarve kishte rënë dukshëm. Megjithëkëtë ekspertët shëndetësorë thonë se e vetmja armë për mos përhapje të infeksionit është vaksinimi. Ilir Tolaj infektolog,  duke folur për Radio Kosovën , tha se procesi i  vaksinimit po konsiderohet i  ngadalshëm.

’’Varianti delta nuk shquhet për vdekshmëri më të madhe. Por përhapja e tij është shumë më e madhe. Por ngecja në vaksinim, po i sëmun mbi 90 për qind njerëzit që nuk janë të vaksinuar, apo ata që nuk e kanë kaluar fare infeksionin. Andaj arma më e fortë është vaksinimi’’, tha Tolaj

Ndërkaq drejtori në detyrë i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, tashmë ka deklaruar se  në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 36 pacientë, ku 26 prej tyre janë me oksigjeno-terapi. Por ai thotë se me këtë tempo të infeksionit, vendi nuk do të shkojë drejt mbylljes.

“Jo nuk do të mbyllemi por do të vaksinohemi. Ndërkohë në Klinikën Infektive ka barna të konsiderueshme, dhe vende të lira për trajtimin e të infektuarve.“ tha Vishaj.

Shumë vende në botë tashmë po raportojnë raste të shtuara me variantin Delta. Në Evropë e më gjerë kanë relaksuar masat e pandemisë. Në Francë dhe Gjermani u organizuan protesta të dhunshme kundër vaksinimit të obligueshëm për të hyrë në disa vende publike, kurse në SHBA ata që marrin vaksinën shpërblehen me nga 100 dollarë.

Ndërkohë që në Kosovë procesi i vaksinimit po cilësohet i ngadalshëm, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po bën thirrje për vaksinim, meqë ka vaksina në dispozicion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco