Vlora Çitaku tregon prapaskenat: Ja si Thaçi më propozoi ta zëvendësoj

Vlora Çitaku tregon prapaskenat: Ja si Thaçi më propozoi ta zëvendësoj

22:26, 24/06/2021

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka treguar se ish-presidenti Hashim Thaçi e kishte propozuar si pasuese të postit të tij kur në qershor të vitit të kaluar u publikua propozim-aktakuza ndaj tij.

“Po është diskutuar një vit më parë. Është pak jo korrekte nga ana ime, sepse këtë bisedë e kam pas me ish-presidentin e Republikës së Kosovës Thaçi, por po, është diskutuar me mua”.

Çitaku tha se ajo e kishte refuzuar këtë propozim të ish-presidentit Thaçi, sepse i ishte dukur jo etike ta marrë postin e të parës së shtetit në atë kontekst politik.

“Është hapur kjo temë dhe përgjigjja ime ka qenë jo, sepse karrierën time politike dhe institucionale e kam ndërtuar me punën time dhe mua më dukej jashtëzakonisht e rëndë, sidomos marrë parasysh relacionin tim me presidentin Thaçi që unë të ulëm në atë karrige, ndërkohë që aktakuza ishte bërë publike dhe ishte bërë e qartë që aktakuza do të konfirmohej dhe mua më është dukur joetike. Etika është e rëndësishme në politikë”, tha Citaku për median në Kosovë.

Duke folur për arrestimet e Gjykatës Speciale, Çitaku tha se në Hagë është duke u akuzuar UÇK-ja dhe jo individët.

“Zotëri Thaçi, zotëri Veseli, zotëri Selimi dhe zotëri Krasniqi janë marrë në Hagë nga Gjykata Speciale jo pse kanë qenë liderë të PDK-së, LDK-së, Nismës apo VV-së, por të UÇK-së. Kushdo që thotë se në Hagë janë individët dhe jo UÇK-ja, nuk e ka lexuar mirë aktakuzën”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco