Goditet nga rrufeja, vdes burri në Pejë

Goditet nga rrufeja, vdes burri në Pejë

22:35, 17/06/2021

Një burrë nga fshati Kusoriq i Pejës ka vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënës i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:25.

“Një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë,rreth orës 19:25, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë”, tha ai.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco