VIDEO/Si nëpër filma, ja si hajdutët vjedhin në një supermarket në Fushë-Kosovë

VIDEO/Si nëpër filma, ja si hajdutët vjedhin në një supermarket në Fushë-Kosovë

21:08, 16/06/2021

Katër persona të dyshuar kanë hyrë brenda një lokali në Fushë Kosovë, ku kanë vjedhur sende nga më të ndryshmet.

Dyshohet se këta persona kanë vjedhur edhe në dy raste më herët, po në Fushë-Kosovë. Rastet kanë ndodhur të martën, pas mesnatës.

Diçka e tillë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh.

Të dyshuarit janë përgjegjës për të paktën edhe dy raste të tjera të vjedhjeve në zonën e Fushë Kosovës.

“VJEDHJE E RËNDË
Fsh.Vragoli, Fushë Kosovë, 15.06.2021-03:49. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se katër të dyshuar, të panjohur dhe me maska, kanë depërtuar në brendi të objektit, për momentin nuk dihet se çka është vjedhur.

Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë, 15.06.2021-03:52 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se katër të dyshuar të panjohur me maska kanë depërtuar në brendi të objektit të ku kanë vjedh dy telefona Iphon dhe një Ipad dhe më pas janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.

Rr Dardania, Fushë Kosovë, 15.06.2021-04:02. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se katër të dyshuar të panjohur me maska kanë depërtuar në brendi të objektit, ku kanë vjedh një kompjuter dhe disa telefona celular dhe më pas janë larguar në drejtim te panjohur”, raporton Klankosova.tv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco