'Borrel do të informojë Presidentin amerikan Joe Biden për takimin Kosovë–Serbi'

'Borrel do të informojë Presidentin amerikan Joe Biden për takimin Kosovë–Serbi'

12:05, 15/06/2021

Petar Petkoviç, shef i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, në një prononcim për TV Pink nga Brukseli ka bërë të ditur se Borrell do të takohet me presidentin e SHBA’ve, Joe Biden për ta informuar lidhur me takimin Kosovë – Serbi.

Petkoviç ka thënë se këtë ia ka thënë Vuçiçit vet Borrell, sipas RTK. Petkovic, i cili është pjesë e delegacionit serb në krye me presidentin Vuçiç ka thënë koordinimi BE-SHBA e komplikon pozicionin e Beogradit.

“Pas takimit bilateral që delegacioni i Serbisë ka pasur me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell, ky i fundit i ka thënë presidentit Vuçiç se do ta informojë presidentin e SHBA-së, Joe Biden për takimin trepalësh që do të zhvillohet”, ka thënë Petkoviç.

Takimi i nivelit të lartë Kurti-Vuçiç është duke u zhvilluar nën ndërmjetësimin e BE-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco