Kreu i LDK: Kurti ka braktisur njerëzit e tij për zgjedhjet në Shqipëri

Kreu i LDK: Kurti ka braktisur njerëzit e tij për zgjedhjet në Shqipëri

11:01, 12/04/2021

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë Kurti se po neglizhon gjendjen me pandeminë në Kosovë duke u marrë me zgjedhjet në Shqipëri.

Ai ka thënë se angazhimi me zgjedhjet e protestat në Shqipëri nga kryeministri, ministrat e deputetët e tij, në një kohë kur nga 80 bashkëqytetarë në javë vdesin në Prishtinë dhe kur të moshuarit e të rrezikuarit presin vaksinim, tregon papjekuri e papërgjegjësi.

“Përpjekja për të prekurit e familjet e tyre, për secilin tjetër që sot pret shpëtim - qoftë madje edhe si solidarizim - është një shembull sjellje prej lideri. Është lidership. Këtë punë, këtë shembull, këtë sjellje kjo Qeveri nuk po e jep dot! Ajo i ka braktisur njerëzit e vet. Në vend të kësaj, në kulmin e krizës shëndetësore e ekonomike, pozita, e zgjedhur për të prirë këtu, ka zgjedhur të jetë opozitë protestash e fushatash në një tjetër shtet”, ka shkruar ai në Facebook.

Abdixhiku ka shkruar se duket se 14 shkurti është kuptuar si fund e jo si fillim.

“Por me këtë fillim të dobët, të dobët shumë, edhe muajt e mjaltit marrin fund. Keni përgjegjësi, mbani përgjegjësi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco