Kuvendi shkon në pushim, pas dështimit të dytë

Kuvendi shkon në pushim, pas dështimit të dytë

21:55, 03/04/2021

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë prej 30 minutave pas dështimit për herë të dytë të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit.

Është konstatuar i mbyllur rundi i parë i votimit për president. Në votim kanë marrë pjesë 79 deputetë, një më pak se kuorumi i kërkuar.

Përfaqësuesi i komisionit për zgjedhjen e presidentit, Besian Mustafa, ka thënë se janë vetëm 79 deputetë që kanë votuar.

“Në emër të komisionit konstatojmë se në proces të votimit kanë marrë 79 deputetë”, thotë Besian Mustafa.

Për t’u zgjedhur presidenti, duhet të jenë në kuti 80 vota që konfirmojnë kuorumin e nevojshëm për të proceduar në dy raundet e tjera.

Nëse në raundin e parë dhe të dytin nuk janë 80 vota për njërin kandidat, në raundin e tretë presidenti mund të zgjedhet edhe me 61 vota.

Kandidatët për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta nga Lëvizja Vetëvendosje.

Agim Veliu, Avdullah Hotim, Driton Selmanaj dhe Valentina Bunjaku nga LDK nuk kanë marrë pjesë në votim.

Ndërkohë që Albena Reshitaj e AAK’së, ka kaluar në Grupin Parlamentar të VV’së dhe ka marrë pjesë në votim.

Gjithashtu për të votuar presidentin kanë marrë pjesë edhe komunitetet jo-serbe./ Syri Kosova/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco