Kosovë, 379 raste dhe 3 viktima nga koronavirusi

Kosovë, 379 raste dhe 3 viktima nga koronavirusi

15:08, 23/01/2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.733 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 379 raste pozitive dhe janë shënuar 3 viktima nga koronavirusi

Institute I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 244 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.515.

Numri total i rasteve pozitive është 57.696 raste nga 218.142 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.450 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco