Me 124 kg fara dhe drithëra, artisti kosovar krijon portretin e Joe Biden

Me 124 kg fara dhe drithëra, artisti kosovar krijon portretin e Joe Biden

07:56, 19/01/2021

Derisa vëmendja e botës është kthyer nga ceremonia e inaugurimit të Presidentit të Amerikës, Joe Biden, një artist kosovar ka krijuar një portret të tij duke përdorur drithëra dhe fara.

Alkent Pozhegu ka thënë se këtë punë artistike e ka bërë për ta falënderuar Biden për rolin e tij ndihmues për Kosovën dhe mbështetjen e vazhdueshme, raporton AP, transmeton Klan Kosova.

45 vjeçari Pozhegu ka përdorur 120 kilogramë të drithërave, misrit, fara luledielli, oriz dhe fasule.

“Shpresoj, që me kohën, që do të bëj diçka edhe më të madhe sepse ai [Biden] e meriton këtë. Ai ka qenë kontribuues i rëndësishëm për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Pozhegu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco