Hoti: Kosova së shpejti në hartën e UNESCO-s

Hoti: Kosova së shpejti në hartën e UNESCO-s

09:37, 23/09/2020

"Kosova së shpejti do ta ketë vendin në hartën e UNESCO-s", deklaroi dje Kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti, i cili njoftoi se mori pjesë në ngjarjen kulturore në të cilën u promovua diversiteti i pasur kulturor, përmes veshjes tradicionale dhe punimeve artizanale në Parkun arkeologjik “Ulpiana”.

"E përgëzoj ministren e Kulturës, Vlora Dumoshi, për këtë organizim dhe në veçanti studentët nga vendet e ndryshme që sot na nderuan dhe na bënë pjesë të komunitetit të trashëgimisë së kultutore dhe arekologjike në nivel botëror, - tha Hoti. - Sot është edhe obligim institucional me qenë bashkë me ministren e Kulturës, por edhe kënaqësi me qenë në këtë ambient për t’i parë vajzat, djemtë, burrat e gratë që i prezantojnë veshjet e trevave të ndryshme shqiptare edhe të komuniteteve që jetojnë në Kosovë, që e përbëjnë gjithë atë koloritin dhe trashëgiminë kulturore jo vetëm të Kosovës por edhe të Evropës dhe mbarë botës.

Është ngjarje shumë e mirë që sot në këtë vend historik mijëra vjeçar, bashkë edhe me Manastirin e Graçanicës edhe plot pasuri tjera historike kulturore të Kosovës që përbëjnë histori edhe trashëgimi botërore, të jemi bashkë në promovimin e këtyre veshjeve kombëtare. Ndjehemi mjaftë të nderuar që kjo trashëgimi e jona nxitë interesim edhe të studiuesve, studentëve, profesorëve nga Kili, India, e nga vendet e ndryshme të botës.

Me eskpertizën që e kemi, me këtë pasuri dhe me kujdesin e jashtëzakonshëm që ka Ministrja e Kulturës në nivelin lokal dhe këtu në nivelin qendror, Kosova së shpejti do ta ketë vendin në hartën e UNESCO-s. Ne shpejt duhet të lëvizim drejt anëtarësimit edhe në organizata ndërkombëtare për të promovuar më shumë kulturën tonë edhe diversitetin kulturor që e kemi si Kosovë."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco