Rreth 1800 infeksione për 1 muaj/ Kosova merr masa shtesë kundër COVID-19

Rreth 1800 infeksione për 1 muaj/ Kosova merr masa shtesë kundër COVID-19

17:02, 01/07/2020

Qeveria e Kosovës miratoi të mërkurën masa shtesë për parandalimin e zgjerimit të infektimeve me COVID-19, pas shtimit të madh të numrit të të prekurve gjatë ditëve të fundit.

Vetëm nga një qershori deri më 30 qershor janë konfirmuar 1 mijë e 787 raste të reja, raproton VOA.

Që nga 13 marsi janë konfirmuar gjithsej 2 mijë e 878 raste dhe 52 persona kane humbur jetën.

Instituti Kombëtar u Shëndetësisë Publike tha se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri të martën mbrëma ishte 1 mijë e 577, ndërsa raste aktive janë 1 mijë e 250.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se "trendi që kemi parë me rritjen e rasteve të të infektuarve është në përputhje me trendin në regjion dhe më gjerë, me kthimin e një vale të dytë të pandemisë, andaj ne jemi të shtrënguar që të marrim masat e nevojshme që të menaxhojmë situatën në mënyrë adekuate”.

Qeveria tha mes tjerash se administrata duhet të shkurtojë numrin e punonjësve nëpër zyra, mbajtja e maskave, distanca fizike dhe higjiena personale janë të detyrueshme, si në institucionet shtetërore ashtu dhe në bizneset private, nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se 50 personave në mjedise të hapura dhe të mbyllura dhe në ceremonitë mortore duhet të marrin pjesë vetëm rrethi i ngushtë familjar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco