Rama erdhi për Specialen në Kosovë/ Heroi i luftës nuk e pret

Rama erdhi për Specialen në Kosovë/ Heroi i luftës nuk e pret

17:43, 29/06/2020

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ardhur në Kosovë për një vizitë dyditëshe për takime me krerët e institucioneve dhe atyre të subjekteve politike parlamentare. 

Arsyeja e kësaj vizite sipas tij është për të mësuar më shumë pas akt-akuzës në Prokuroria Speciale, ndaj presidentit të Hashim Thaçi e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

Ai gjatë qëndrimit në vendin tonë pritet t'i takoi përfaqësuesit e institucioneve dhe ata të subjekteve politike kryesore.

"Syri.net" ka mësuar se kryeministri Edi Rama nuk do të ketë takime me kryetarin apo udhëheqësit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas përplasjeve të njëpasnjëshme ndërmjet tyre për idenë e korrigjimit të kufijve.

Nga AAK-ja kanë konfirmuar për "Syri.net", se nuk do të kenë takime me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, as ditën e hënë e as të martën edhe përkundër ftesës për takim.

Nga AAK-ja thonë se nuk ka arsye për takim kur dihet se Rama ka fyer e paditur kryetarin e AAK-së teksa ai ishte kryeministër. 

Përplasjet ndërmjet ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradiaj dhe Edi Ramës, kanë ardhur pasi ky i fundit ishte implikuar thellë siç e ka theksuar Haradinaj në projektin për ndarjen  apo shkëmbimin e territoreve të Kosovës. 

Kryeministri i Shqipërisë edhe në 11 vjetorin e pavarësisë kishte shfaqur interesim t’i zgjaste dorën Rifat Jasharit dhe Ramush Haradinajt, të cilët po ecnin bashkë, por Haradinaj u kthye dhe vazhdoi për në vendin që i ishte rezervuar atij.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me 15 janar të këtij viti e ka paditur ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj derisa ai ishte në detyrë për kompensim dëmi në Departamentin për Çështje Civile të Gjykatës Themelore të Prishtinës për shkak të deklaratës shpifëse të supozuar. 

Pra ideja e korrigjimit të kufijve, ishte ashpërsuar muajve të fundit sa Haradinaj ishte kryeministër.

Ky i fundit madje nuk ka ngurruar që të drejtojë në drejtim të Haradinajt, fyerje e ofendime nga më të rëndat, duke i dalë në krahë Hashim Thaçit.

E se nuk dëshironte ta shihte me sy Haradinajn, e dëshmon edhe bojkoti që Edi Rama i ka bërë ftesës së Haradinajt, për të marrë pjesë në inaugurimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Rama disa herë ka fyer dhe sulmuar Ramush Haradinajn.

Kurse ish-kyeministri Ramush Haradinaj, ka thënë një intervistë për "Syri.net"  se nuk e kupton pse Edi Rama bëhet nervoz dhe fyen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco