'Gjarpri tentoi të kafshojë nderin e familjes sime'/ Osmani, Thaçit: Babai njohu si komandant suprem Rugovën, prandaj...

'Gjarpri tentoi të kafshojë nderin e familjes sime'/ Osmani, Thaçit: Babai njohu si komandant suprem Rugovën, prandaj...

23:40, 09/06/2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i përgjigjet presidentit Hashim Thaçi pas sulmeve që ky i fundit i ka bërë familjes së saj.

"Sonte, gjarpri paska provuar të kafshojë nderin e familjes sime", nis reagimin e saj në Facebook më e votuara e LDK në zgjedhjet e fundit.

"Babai im e ka njohur për Komandant suprem Dr.Ibrahim Rugovën. Me gjasë, prandaj, Thaçi po e shpallë familjen time tradhtare, njëjtë siç e shpallte Rugovën me komunikatat e tij të 90-tës e tutje", shkruan më tej Osmani.

Reagimi i plotë i Vjosa Osmanit:

Sonte, gjarpri paska provuar të kafshojë nderin e familjes sime. 

Babai im e ka njohur për Komandant suprem Dr.Ibrahim Rugovën. Me gjasë, prandaj, Thaçi po e shpallë familjen time tradhtare, njëjtë siç e shpallte Rugovën me komunikatat e tij të 90-tës e tutje. T’i shërbesh vendit tënd duke e njohur Rugovën si prijës, sipas Thaçit qenka sikur t’i shërbesh Serbisë. Shpallja e kundërshtarëve politik si bashkëpunëtorë të Serbisë i ka paraprirë gjithnjë sulmeve fizike e eliminimeve. E njëjta logjikë, si duket, po synohet të instalohet tash për të arsyetuar sulme të paramenduara e parapërgatitura. 

Në historinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk do të ketë njollë më të zezë se sa zgjedhja e këtij njeriu për President të vendit. Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë sërish lidhje me popullin vetëm në ditën kur kërkon falje të sinqertë e përkulet para qytetarëve për këtë gabim i cili po e çon vendin tonë drejt humnerës.

Por ky vend nuk i është nënshtruar as regjimeve gjenocidale. Nuk do të dorëzohet as para shpifësve në rolin e Presidentit. E deri ateherë, kur ky popull do ja tregojë vendin secilit, me votë, ky njeri mbetet faqja më e zezë e vendit tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fieri10/06/2020 18:59

lum kosova we te ka ty o yll

Baxi10/06/2020 03:30

Te lumte moj burrneshe,se burrat paskan maru

Shto koment

Denonco