Limaj: I kërkuam Thaçit të jetë i kujdesshëm e të shmangë zgjedhjet e parakohshme

Limaj: I kërkuam Thaçit të jetë i kujdesshëm e të shmangë zgjedhjet e parakohshme

12:17, 02/04/2020

Kryetari i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj u takua sot me Presidentin hashim Thaçi. Limaj pas takimit, në një prononcim para mediave, tha se nga presidenti Thaçi ka kërkuar shmangien e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Presidenti e dëgjoi mendimin tonë se si duhet të ecim e cili është qëndrimi i Nismës në këtë situatë. Mbi të gjitha duhet të respektohet çdo procedurë e Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Ne kërkuam nga presidenti që pikë për pikë të respektojë Kushtetutën e Kosovës dhe hapat që duhet ndjekur për situatën në të cilën jemi”, tha Limaj, raporton Koha.

Sipas tij, “Në këtë situatë Nisma beson që Presidenti duhet kujdesshëm të shikojë mundësinë që të shmangë zgjedhjet e parakohshme”.

“Duhet të kemi parasysh që të ruajmë kompetencën e secilit institucion veç e veç. Presidenti dhe Qeveria duhet ta kuptojnë që Parlamenti është institucioni më i lartë. Askush e për asgjë nuk mund të uzurpojë kompetencat e parlamentit të Kosovës. Në asnjë rast deri më tani për sa është Kosova republikë e pavarur asnjëherë presidenti nuk e ka shpërndarë Kuvendin por e ka shpërndarë shumica e deputetëve të Kuvendit, vullneti i deputetëve. Presidenti nuk ka hapësirë për ta shpërndarë Kuvendin e Kosovës pa pasur vullnetin e partive politike”, tha tutje Limaj.

Limaj, gjithashtu tha se “është rrezik me i dhënë Presidentit kompetencën për të shpërndarë Kuvendin. Ne jemi republikë parlamentare e jo presidenciale. Nisma është e gatshme për të dhënë kontributin në shmangien e zgjedhjeve dhe funksionimin e një qeverie por ne i kemi kushtet tona që kur te vije puna te formimi i qeverisë do t'i shpalosim”, tha Limaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

astrit05/04/2020 08:23

Te respektosh kushtetuten dhe te shmangesh zgjedhjet nuk ka kuptim ne nje sistem demokratik. Demokracia ne themel te saj ka zgjedhjet. Kur ka krize demokracia i drejtohet popullit. Deputetet e Kosoves e çuan vendin e politiken kosovare ne anarki e tani ose flasin broçkulla injorantesh ose jane mashtrusa

Shpellar,lab,lal,laluc,malok02/04/2020 19:09

Hala asht jasht hekurave ky mashtruesi!? Eh MAFIA Kosovare....!

Shto koment

Denonco