Këshilltari i Kadri Veselit: Nuk do të ketë koalicion LDK-PDK, qëndrojmë në opozitë

Këshilltari i Kadri Veselit: Nuk do të ketë koalicion LDK-PDK, qëndrojmë në opozitë

17:20, 26/03/2020

Në një lidhje me Skype nga Prishtina, këshilltari i kryetarit të PDK, Adri Nurellari ka komentuar rrëzimin e qeverisë Kurti dje në Kuvend dhe skenaret e mundshëm që e nxjerrin Kosovën nga kriza politike ku është futur.

Sipas tij, LDK u detyrua nga sjellja e Albin Kurtit për të marrë aktin e djeshëm, ndërsa mohoi përfshirjen e presidentit Hashim Thaçi në këto ngjarje. 

“Kurti ka frikë të futet në dialog. Ka krijuar stigamizmin e njerëzve që janë futur në dialog. E dinte që dialogu është patate e nxehtë prandaj i bëri bisht duke e çuar deri aty sa dy parnerët e koalicionit të mos merreshin vesh”, thotë Nurellari.

Cili është roli i Thaçit në zgjidhjen e krizës?

“Sipas Kushtetutës, presidenti ka dy zgjidhje: 1. Vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, por kjo duket e vështirë për shkak të Koronavirusit. 2. Rifillimi i mandatimit për të krijuar një qeveri të re brenda kësaj legjislature. Kurti nuk iki me 61 vota por me 82 vota duke u votuar edhe nga partnerët vetë. Është e vështirë të krijojë një qeveri të re”, u shpreh këshilltari i kreut të PDK.

Koalicion LDK-PDK?

“PDK e ka shprehur që në fillim se do të jetë parti në opozitë. Qëndrim i shprehur shumë herë nga kryetari", tha Adri Nurellari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari26/03/2020 18:11

IK O PLEHRE! KOSOVA NUK BEN HAJER SA KOHE KA ALEANCEN E SPIUNEVE TE SERBISE THACI-MUSTAFA! KOSOVA KAQ E PATI! KOSOVA E PERFUNDOI ME TURP! U VERTETUA KATERCIPERISHT QE SHQIPTARET JANE TE VETMIT ARMIQ TE SHQIPTAREVE! KJO TREGI QE SHQIPTARI PER PUSHTET SHET EDHE GRUAN EDHE FEMINE E VET! SHQIPTARI PER PUSHTET VRET EDHE VLLAUN E VET! KOSOVA ESHTE ZHGENJIMI ME I MADH! QEVERIA ME E MIRE DHE ME JETESHKURTER E KOSOVES RA PER TURPIN E KOSOVAREVE! ENDRRA E BUKUR KOSOVARE PERFUNDOI ME TURP! FATKEQESISHT SHQIPTAREVE GJATE GJITHE HISTORISE NUK IU KANE MUNGUAR KURRE TRADHETARET E RENEGATET E VET. PRANDAJ JEMI TE NDARE ME LEHTESI NE 5 SHTETE, SI ASKUSH NE BOTE. AH PIKA QE NUK IU BIE POLITIKANEVE! JAZEK JU QOFTE! BRAVO I QOFTE SERBISE! GJITHMONE KA PATUR SHERBETORE SHQIPTATE! DHE THONI PASTAJ QE FAJIN KOSOVES UA KA SHKJAU! FAJIN UA KA SERBIA! JU I BETE NDERIN ME TE MADH SHQIPERISE! U TURPERUAT NE SY TE TE GJITHE BOTES! KOSOVA NUK DI TE BEJ NJE QEVERI PER KOSOVEN! CFARE PO PRISNI QE SHTETET SKEPTIKE T'IU NJOHIN SI SHTET? EDHE PER HERE TE PARE QE KOSOVARET KISHIN NJE QEVERI TE SHKELQYER, E RREZUAN PO VETE. TAMAM ASHTU SIC DONTE ALEKSANDRI I SERBISE! RRINI EDHE 1 SHEKULL TJETER! SHPRESONI SE DO T'UA ZGJIDHI HALLET SHBA? JA CFARE PO BEN SHBA PER SHQIPERINE QE IA KA HAPUR E SHQYEE DYER E DRITARE, U KA NXJERR EDHE BYTHEN AMERIKANEVE DHE SHQIPERIA ESHTE COPE-COPE! SHQIPERIA DHE KOSOVA JANE NGJITUR THJESHT SI MUTI PAS KEPUCEVE TE SHBA! SHBA E PERDORIN THJESHT PER TE MBULUAR MASKARALLIQET E TYRE! U MBURREM E U KRENUAM TE GJITHE SHQIPTARET ME ZGJEDHJET MODEL QE BENE SHQIPTARET E KOSOVES! POR PASKA QENE KOT! SHQIPTARET NUK NDRYSHOJNE KURRE DHE TROJET SHQIPTARE NUK KANE PER TE PARE KURRE DITE TE BARDHA PER FAJIN E VET SHQIPTAREVE DHE JO TE SERBISE! CFARE TE KEQE IU KANE BERE SHQIPTAREVE TE HUAJT ME SHUME SE SA VETE SHQIPTARET????!!!! KEQARDHJE PER KOSOVEN DHE TE GJITHE SHQIPTARINE!

Shto koment

Denonco