'Qeveria e pakicave' një opsion? Me propozimet e fundit, Kurti i shton edhe 1 ministri Listës Serbe

'Qeveria e pakicave' një opsion? Me propozimet e fundit, Kurti i shton edhe 1 ministri Listës Serbe

18:57, 17/01/2020

Oferta e fundit nga Lëvizjes Vetëvendosje për rritjen e numrit të ministrive në 14, më së shumti I shërben Listës Serbe, pasi reduktimi i numrit të ministrive në 12 ishte bërë saktësisht në fillim për ta reduktuar pushtetin ministror të subjektit politik serb.

Kërkesa për rritjen e ministrive ishte munduar të kamuflohej nga Vetëvendosje, duke thënë se ministria e tretë për komunitetet është në diskrecion të kryeministrit, por i cili nuk ka fare diskrecion, ajo drejtpërdrejt i shton një ministri më shumë Listës Serbe.

Duke shkelur premtimet dhe parimet e veta, kjo lëvizje e Kurtit që i rrit një ministri më shumë Listës Serbe, ishte parë si shumë e çuditshme nga qytetarë të shumtë, por edhe nga vetë LDK-ja.

Listës Serbe i shtohej një ministri pa iu dashur ta kërkoi fare, kurse duke ia kërkuar me ngulm edhe një tjetër, e cila do ta bënte të mundur arritjen e marrëveshjes me LDK-në, kësaj të fundit nuk i shtohej.

Gjatë ditës së sotme, Xhelal Sveçla i kësaj partie shkoi edhe më larg, duke thënë se nëse dështon marrëveshja me LDK-në edhe qeveria e pakicave është një opsion.

Disa vite më parë, saktësisht më 15 dhjetor 2013, vetë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Listën Serbe e kishte quajtur Listë Çetnike.

“Lista Serbe s’janë thjesht serbë, por ata janë çetnikë”, kishte thënë Kurti.

Në mbledhjen e dymbëdhjetë të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Kurti kishte thënë se tani po shihen pasojat e marrëveshjes, e cila, sipas tij, solli në pushtet jo Listën Serbe, por çetnikët, në nëntë Komuna të Kosovës.

“Sigurisht se u dëshmua se ne të Vetëvendosjes kishim të drejtë kur vendosëm panot me parulla në Kuvend, kur kemi insistuar që të mos mbahet seanca e turpshme e ratifikimit të Marrëveshjes me Serbinë. Atëherë deputetët dhe analistët e regjimit merreshin aq shumë atëbotë me ne. E tash, ja ku i kemi çetnikët në pushtet, në nëntë Komuna të Kosovës”, kishte thënë ai.

Kurti u kishte bërë asokohe thirrje subjekteve tjera dhe gjithë deputeteve t’u thonë jo ulëseve të rezervuara, sepse kështu, sipas tij, i thuhej po demokracisë.

“I thoni Jo çetnikëve të Listës Serbe, sepse kështu i thoni Po historisë dhe Republikës sonë”, kishte thënë Kurti.

Lideri i Vetëvendosjes asokohe kishte thënë se anëtarët dhe përfaqësuesit e Listës Serbë janë çetnikë, që e morën pushtetin në 9 Komuna të Kosovës dhe vitin e ardhshëm po bëhen gati që t’i marrin mbi 20 vende në Kuvendin e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco