Qeveria e Kosovës me 12 ministri, të hënën marrëveshja mes Kurtit e Mustafës

Qeveria e Kosovës me 12 ministri, të hënën marrëveshja mes Kurtit e Mustafës

17:25, 30/11/2019

Në njoftimin e shpërndarë nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Isa Mustafa kanë rënë dakort për bashkëqeverisje, ku qeveria e re, do ti ketë gjithsej 12 ministri.

Sipas tyre, marrëveshja e shumëpritur do të nënshkruhet të hënën.

Njoftimi i plotë:

 “Sot në orën 13:00, në Kuvendin e Kosovës, u takuan kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Në këtë takim u përmbyll 100% harmonizimi i programit qeverisës duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura. Nga dy modalitetet e ndryshme për kabinetin qeverisës me 12 ministri, që i kishin ofruar ekipet punuese të dy subjekteve tona, Kurti dhe Mustafa u përcaktuan për verzionin e parë. Në vijim do të përzgjedhen përgjegjësitë në qeverisjen e përbashkët, për çfarë u sqaruan pozicionet dhe kërkesat. Pra, u hap tema dhe u saktësua principi i zgjidhjes, e që përfundimisht do të përmbyllet të hënën me marrëveshje”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco