Ja ç'po bën Prizreni për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti

Ja ç'po bën Prizreni për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti

13:36, 28/11/2019

Komuna e Prizrenit në Kosovë është angazhuar maksimalisht për të ndihmuar familjet në Shqipëri të dëmtuara nga tërmeti. Në njoftimin e fundit të kësaj komune thuhet se grumbullimi i ndihmave nga qytetarët e Prizrenit për personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri ka filluar në objektin e Qendrës për Punë Sociale.

"Ftojmë të gjithë qytetarët që dëshirojnë të kontribuojnë duke dhuruar veshmbathje, batanije dhe gjëra të tjera të nevojshme, t'i dorëzojnë ato në objektin e Qendrës për Punës Sociale, i cili gjendet në rrugën "William Walker", pranë stacionit të zjarrfikësve. Ndihmat e grumbulluara sot nga qytetarët, do të nisen nesër drejt Shqipërisë për t'i dhuruar personave që kanë nevojë," përfundon njoftimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco