Gjendet një trup i pajetë, dyshohet se është Shqipdoni

Gjendet një trup i pajetë, dyshohet se është Shqipdoni

07:26, 22/10/2019

Një trup i pajetë u gjendje dje në Lipjan të Kosovës dhe dyshohet se është i 24-vjeçarit të zhdukur, Shqipdon Alija, që ishte shpallur i zhdukur.

Trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e së hënës në fshatin Gadime e Ultë, të Lipjanit. Policia ka bërë të ditur se, sipas të dhënave fillestare, dyshohet se bëhet fjalë për të riun Shqipdon Alija që ishte raportuar i zhdukur qe një javë.

“Me datën 21.10.2019 rreth orës 21:30, në fshatin Gadime e Ultë të Lipjanit, saktësisht në një gropë (te gurthyesi i vjetër), është gjetur një trup i pajetë. Ekipet e nevojshme policore janë ne vendngjarje. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin e raportuar të zhdukur me datën 14 tetor”, ka thënë për Koha.net zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco