Ky djalë shqiptar është zhdukur, Policia kërkon ndihmë: quhet Shqipdon!

Ky djalë shqiptar është zhdukur, Policia kërkon ndihmë: quhet Shqipdon!

15:00, 21/10/2019
A+ Aa A-

Policia e Kosovës njoftoi sot se më datën 14 tetor 2019, në Polici është raportuar për një person të zhdukur. Bëhet fjalë për personin Shqipdon Alija, i lindur në vitin 1995, banues në fshatin Gadime e ulët – Lipjan.

Që nga dita e raportimit deri më tani njësitet policore të hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat, në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si:

intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,
kontrollimin e hyrje-daljeve në të gjitha pikat kufitare,
kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura, përfshirë edhe vendet ku personi kishte punuar),
analizimi i video-incizimeve të zonave të ndryshme,
analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj.

Veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar intensivisht, mirëpo njëkohësisht , thekson Policia, kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë Policinë e Kosovës në linjën emergjente 192, apo në nr. 080019999."

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco