Vuçiç del i tronditur nga takimi me Të dërguarin e Trump, për Kosovën

Vuçiç del i tronditur nga takimi me Të dërguarin e Trump, për Kosovën

13:52, 11/10/2019

Aleksander Vuçiç, Presidenti i Serbisë, ka dalë i demoralizuar pas takimit me Të Dërguarin e Posaçëm të SHBA, ambasadorin Grenell, për çështjen e dialogut me Kosovën.

“Askush nuk na ka ofruar diçka për Kosovën dhe Metohinë, ata nuk na japin asgjë”, tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç një ditë pas vizitës së tij me Richard Granell, I Dërguari i Posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump, për paqe mes Kosovës dhe Serbisë.

“Askush nuk na ofroi ndarje, askush nuk na ofroi diçka në këmbim. Ata s'do të na japin asgjë” tha Vuçiç para gazetarëve nga Kovin, kur u pyet nëse Grenell i garantoi atij se taksa do të hiqej dhe se Serbia do të merrte diçka në këmbim. Po ashtu, u ngrit edhe pyetja e shkëmbimit të teritoreve.

Presidenti serb tha se ai ka nevojë të reflektojë pas bisedës që pati me Grenell dhe të shohë se cili do të jetë hapi i rradhës, duke shtuar se vetëm atëherë do të dalë me një deklaratë për publikun.

Një ditë më parë mediat serbe pohuan se presidenti Aleksandër Vuçiç, kishte marrë porosi shumë të rënda nga presidenti Donald Trump, përmes të dërguarit të tij.

Mediat serbe, edhe pse nuk kanë dhënë shumë detaje, kanë thënë se takimi mes Aleksandër Vuçiç dhe Richard Grenell ishte shumë i vështirë.

Sipas gazetës Blic, pas takimit me Të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump, Vuçiç nuk donte as të jepte një deklaratë për shtyp.

Grenell është njëri nga personat me të besueshëm të Trump dhe erdhi me një mandat të drejtpërdrejtë nga presidenti amerikan, shkruhet në artikullin e Blic.rs.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku11/10/2019 15:57

I ndëgjon o Edram klithmat e atij që të punon sa herë që i ngrefet? Ju ngeci sharra në gozhdë. Në solidaritet me Kosovën duhet ta kishe vënë edhe ti taksën ndaj mallrave serbe, në vend që të shtërngosh duart e lyera me gjak shqiptarësh dhe të aneksosh Shqipërinë në Jugosllavinë e Re, me qëllim aneksimin edhe të Kosovës tashmë të izoluar. "Armiqtë më të mëdhej të Shqipërisë janë shqiptarët" Konica. Këtu nuk hyn Konica se ti nuk je shqiptar origjinal, je vllah. Ti o rrush sheleg e mban veten si nxënës të Konicës ndërsa je vetëm nxënësi (pacienti) i keq i Doktor Vokopolës, i cili u mundua sa mundi, i varfëri pa rezultat, të kuronte që në vogëli trurin tënd të pjerdhur gjenetikisht nga lindja. Armiku i madh i Shqipërisë, hebreu Soros të zbuloi, të vuri gjel në majë të plehut dhe vazhdon të të mbajë, sepse nxjerr miliarda € nga vendi ynë i shtrydhur prej teje, "filantropifilanturpi" ideatori i Jugosllavisë së Re me Shqipërinë brenda. Kot e ke, të erdhi fundi, ato shfaqjet rozé me partnerin tënd seksual janë çfaqje porno mjerane, ato firmat e "unifikimit" me Jugosllavinë janë letër higjenike zumpare për bythën tënde të palarë (jo se të mungon uji). Në marrëdhënien me Vuçiqiun ti ke qenë gjithmonë pasivi, ndërsa ai aktivi, milardat veç në bankën e nallones Linda.

Emri 11/10/2019 14:22

I derr mut a e don vuço

Shto koment

Denonco