Kosovë, mbyllen votimet në komunat e Veriut

Kosovë, mbyllen votimet në komunat e Veriut

21:07, 19/05/2019

Janë mbyllur qendrat e votimit në Mitrovicën Veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Demokracia në Veprim në një konferencë për media, ka njoftuar se procesi i zgjedhjeve për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ka shkuar në mënyrë të rregullt.

Sipas DNV dalja e qytetarëve në votime deri në ora 16:00 ishte 35%.

DNV ka bërë të ditur se krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte më e madhe.

Lista Serbe, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, janë në garë për këto vota në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan e Leposaviç.

Votimet po ndiqen nga 464 vëzhgues vendas e ndërkombëtarë, përfshirë edhe ata të Bashkimit Evropian dhe 12 ambasadave të huaja si dhe Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco